Florian Marku me dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe - Gazeta Express
string(72) "florian-marku-me-dedikim-special-per-te-birin-e-tij-pas-fitores-se-madhe"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/04/2022 8:31

Florian Marku me dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe

Sporte tjera

Gazeta Express

04/04/2022 8:31

Florian Marku e ka bërë një dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe që e regjistroi të shtunën ndaj britanikut Chris Jenkins.

Boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin pas katër rundesh në meçin e zhvilluar në Newcastle, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, Marku e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shihet i biri i tij i veshur me fanellën ku shkruan “Babai im, Kampioni im”, teksa e shikon meçin e babait të tij përmes televizorit.

“Djali im është frymëzimi im dhe trashëgimia ime në gjeneratën e ardhshme të familjes MARKU”, ka shkruar Marku në “Intagram”.

Referi e ndali meçin pas grushteve të njëpasnjëshme dhe të fortë të Markut, i cili me këtë rast e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë IBF International, në peshën “welter”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement