Florian Marku po bëhet gati për meçin, nuk mungon kënga shqipe - Gazeta Express
string(61) "florian-marku-po-behet-gati-per-mecin-nuk-mungon-kenga-shqipe"

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 22:08

Florian Marku po bëhet gati për meçin, nuk mungon kënga shqipe

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 22:08

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.

Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.

Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

“IntuBoxing” ka publikuar një video nga përgatitja e Markut para këtij meçi, teksa në video dëgjohet një këngë shqipe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement