Flutura flet për babain që e takoi pas 27 viteve: “Bëri sikur ishte fans i imi dhe i bashkëshortit...” - Gazeta Express
string(96) "flutura-flet-per-babain-qe-e-takoi-pas-27-viteve-beri-sikur-ishte-fans-i-imi-dhe-i-bashkeshortit"

Yjet

Gazeta Express

28/10/2025 19:29

Flutura flet për babain që e takoi pas 27 viteve: “Bëri sikur ishte fans i imi dhe i bashkëshortit…”

Yjet

Gazeta Express

28/10/2025 19:29

Aktorja nga Kosova me lot në sy: Babai nuk më kërkoi për 27 vjet

“Kureshtja çfarë e ka ndaluar me më takuar, ishte pyetja e parë”, rrëfeu me emocione Flutra Gashi.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja dhe opinionistja Flutra Gashi ndau një nga historitë më të ndjeshme të jetës së saj — mungesën e babait për plot 27 vite.

Flutra tregoi se ishte vetëm 9 muajshe kur prindërit e saj u ndanë, dhe se e ëma e rriti e vetme, me shumë përkushtim dhe forcë.

“Figura ime e vetme në fëmijërinë time ka qenë vetëm nëna. Kam pasur një nënë shumë të fortë, që më rriti dhe më shkolloi pa më munguar asgjë. Ajo ishte gjithçka për mua — nëna, babai, vëllai, shoqja e ngushtë.”

Aktorja shtoi se nuk e ka njohur babain kurrë gjatë fëmijërisë, ndërsa kontakti i parë ndodhi vetëm pas vdekjes së nënës së saj.

“Ai është shfaqur pas vdekjes së mamit. Fillimisht u paraqit si fans i imi dhe i bashkëshortit tim në rrjete sociale. Kur bashkëshorti e kuptoi, e pyeti drejtpërdrejt ‘a je babai i Flutrës?’ — dhe ai e pranoi.”

Flutra tregon se biseda mes tyre ka qenë e shkurtër, por e ngarkuar emocionalisht.

“Kam folur krejt atë që kisha mbajtur për 26 vite. Pyetja e parë që i bëra ishte: Çfarë të ndaloi të mos më takosh? Kur e mora vesh që ishte martuar dhe nuk kishte fëmijë të tjerë, më dhembi më shumë — sepse unë isha e vetmja vajzë e tij.”

Megjithatë, aktorja theksoi se nuk e ka ndjerë kurrë veten viktimë.

“Nuk kam pasur plagë. Ai më ka lënë 9-muajshe dhe unë nuk dua ta përdor këtë për keqardhje. Vetëm më ka ardhur rëndë që u shfaq pas vdekjes së mamit.”

Sot, Flutra Gashi është një zë i fortë në mbështetje të grave, duke u përpjekur që përmes historive të saj të motivojë të tjerat.

“Ndoshta ajo që më ka shtyrë të merrem me këto tema ka qenë pikërisht nëna ime — një grua vetëushqyese, shumë e fortë. Dua të jap kontributin tim për të gjitha gratë që janë përballë sfidave që kam kaluar edhe unë.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement