string(67) "flutura-kusari-grate-ne-rtk-po-shtypen-krejt-kjo-fale-vetevendosjes"

Flutura Kusari: Gratë në RTK po shtypen, krejt kjo falë Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 10:43

Juristja për media, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj vendimit të Radio Televizionit të Kosovës, që punëtorët të mos përdorin mediat e tyre sociale për marketing, duke thënë se në RTK gratë shtypen.

Kusari ka thënë se ky vendim ka ndikim direkt në pavarësinë financare të gravë.

Lexo Edhe:

“Në RTK gratë shtypen

Vendimi i fundit në RTK është që me ua ndalu grave/punëtoreve të RTK-së përdorimin e llogarive të tyre në media sociale për marketing. Ky vendim ka ndikim direkt në pavarësinë financiare të grave, e cila pavarësi po fitohet me shumë mundi. Pra është sulmi ma i poshtër dhe poshtërues që mundet me iu ba grave.” – ka shkruar Kusari.

Ajo tutje ka thënë se dy gra të cilat nuk e kanë përfillur këtë vendim, që sipas saj është shtypës dhe pa bazë ligjore, janë larguar nga ekrani dhe janë vendosur në pozita tjera.

“Në vend se menaxhmenti me përdorë fuqinë e tyre me bo presion për rritje të pagave të gazetarëve, ata kqyrin edhe qat pak pavarësi financiare që e kanë mbërri gratë, me ua shkatërru. E tash, hapi tjetër është që gratë që nuk po e zbatojnë këtë vendim shtypës, pa bazë ligjore dhe të poshtër, po i largojnë nga ekrani dhe po i vendosin në pozita tjera. Dy gra janë largu nga ekrani javën e kalume.” – ka shkruar Kusari.

Thelbësisht ky vendim po përdoret me i ataku gratë që po e ruajnë pavarësinë e tyre dhe nuk po bëhen vegël propaganduese e pushtetit. Në këtë nivel ka ra RTK falë Vetëvendosjes.” – ka përfunduar ajo.