Foshnja vdes e helmuar, gjyshja ngatërroi ilaçin e mizave me spërkatësin e kollës - Gazeta Express
string(76) "foshnja-vdes-e-helmuar-gjyshja-ngaterroi-ilacin-e-mizave-me-sprajin-e-kolles"

Gazeta Express

18/12/2019 15:14

Foshnja vdes e helmuar, gjyshja ngatërroi ilaçin e mizave me spërkatësin e kollës

Gazeta Express

18/12/2019 15:14

Një foshnjë 17-muajshe gjeti vdekjen si pasojë e një gabimi tragjik. Vogëlushja ishte vajza e një 19-vjeçareje dhe e bashkëshortit të saj 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolumbi, në distriktin e El Cañito, në juridiksionin e komunës së Toluviejo.

Foshnja humbi jetën për shkak të një gabimi tragjik të gjyshes, e cila ngatërroi ilaçin e mizave me spërkatësin për të kuruar dhimbjet e fytit.

Kutia ishte identike me të ilaçit, por brenda saj ishte hedhur Lorsban, një helm insekticid i fuqishëm, i përdorur gjerësisht në agrikulturë për trajtimin e parazitëve dhe barërave të këqija.

Siç tregoi gjyshi i foshnjës, e shoqja nuk e kishte vënë re aromën e ndryshme të dy produkteve, për shkak se ishte e ftohur. Kur vogëlushja nisi që të tregonte shenjat e para të helmimit u dërgua në Clinica Pediatrica Niño Jesús, të Sincelejo, ku gjeti vdekjen të mërkurën e kaluar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement