Publikohet fotoja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj që u vra dje në Vlorë. 24 orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me autorin ose autorët.
Janë marrë në pyetje 10 persona, kryesisht familjarë, të afërm të tij, komshinj dhe kolegë.
Por dëshmitë e tyre kanë pohuar se viktima ishte një njeri pa probleme dhe nuk kishte pasur konflikte me askënd. Edhe nga banorët e zonës njihej si njeri pa probleme.