string(69) "foto-presidenti-begaj-nga-sheshi-shen-pjeter-lamtumire-papa-francesku"

FOTO/ Presidenti Begaj nga Sheshi Shën Pjetër: Lamtumirë Papa Francesku!

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 13:08

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Meshën e Shenjtë në nderim të Papa Françeskut, e mbajtur përpara Bazilikës së Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Presidenti Begaj iu bashkua ceremonisë krahas udhëheqësve botërorë, së bashku me delegacionin shtetëror që kryeson, të përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

Lexo Edhe:

Në respekt të ditës së zisë të shpallur nga qeveria shqiptare për Atin e Shenjtë, flamuri kombëtar është vendosur në gjysmë shtizë këtë të shtunë në Institucionin e Presidentit të Republikës në Tiranë.

Papa Françesku vizitoi Shqipërinë në shtator të vitit 2014, një ngjarje e rëndësishme për vendin, ndërsa më 4 shtator 2016 shpalli Shenjtore Nënë Terezën. Në po të njëjtin vit, më 5 nëntor, Papa Françesku nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit, ndërsa më 16 nëntor 2024 shtoi edhe dy martirë të tjerë në këtë listë.

Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Takimi i parë u zhvillua në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi Presidenti kishte marrë detyrën si Kreu i Shtetit, ndërsa takimi i dytë u mbajt në maj të vitit të kaluar.