string(75) "foto-u-gjet-e-vdekur-bashke-me-nenen-54-vjecarja-ishte-me-profesion-mesuese"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2024 20:36

FOTO/ U gjet e vdekur bashkë me nënën, 54-vjeçarja ishte me profesion mësuese

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2024 20:36

Nënë e bijë, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur pajetë në banesën e tyre në lagjen numër 17 në Korçë. 54-vjeçarja Ornela Vangjeli kujdesej për nënën e saj e cila ishte e paralizuar. Dyshohet se fillimisht ka humbur jetën 54-vjeçarja si pasojë e një ataku kardiak dhe më pas ka ndërruar jetën nëna 74-vjeçe.

Mësohet se Ornela Vangjeli ishte mësuese në shkollën në Vithkuq. Sipas dëshmive të fqinjëve e moshuara ka qenë e paralizuar dhe vajza e saj kujdesej për të. Prej ditës së diel nënë e bijë kanë shkëputur kontaktet me familjarët që ishin kryesisht në Greqi.

Lexo Edhe:

Ka qenë djali i cili nuk ka arritur të lidhej nënën, ka njoftuar të afërm të tjerë pas humbjes së kontaktit dhe më pas janë përballur me ngjarjen e rëndë.