Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Tifozi i Holandës, Asdren Hoxha në studion e “Favoritit” komentoi ndeshjes Spanjë – Francë.
“Ishte ndeshje monotone. Spanja s’ishte e fortë, Franca ishte shumë e dobët. S’e ka merituar me qenë në këtë fazë”, tha ai.
Tutje, ai foli pritshmëritë e tij për finalen e “EURO 2024”.
“Si Holandë, ne nuk i frikësohemi askujt, as Spanjës, do të fitojmë edhe ndaj Anglisë edhe ndaj Spanjës në finale”, përfundoi ai.