Eintracht Frankfurtin e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në ‘Emirates Stadium’
Kriza e Arsenalit me Unai Emery në stol vazhon.
“Topçinjtë” janë mposhtur në shtëpi 1-2 nga skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, raporton Gazeta Express.
Mysafirët fituan me përmbysje, pasi ishin duke humbur 1-0.
Të parët në epërsi kaluan vendasit. Pierre-Emerick Aubameyang realizoi për 1-0 në minutën e 45’.
Disa minuta më vonë, në atë të 55’, Daichi Kamada shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-1.
I njëjti lojtar, në minutën e 64’, shënoi për 2-1 dhe golin e fitores.
Pas kësaj fitore të madhe, Eintracht Frankfurt ka pushtuar pozitën e dytë në Grupin F me nëntë pikë, derisa Arsenlai mbetet në pozitën e parë me 10 pikë. /Gazeta Express/
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...