string(110) "fsk-kryen-trajnim-per-menaxhimin-e-vijave-te-zjarrit-hap-i-rendesishem-ne-ngritjen-e-kapaciteteve-profesionale"

FSK kryen trajnim për menaxhimin e vijave të zjarrit: Hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 17:35

FSK ka realizuar Kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”.

Në njoftim bëhet e ditur se ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit.

Lexo Edhe:

Po ashtu, në komunikatë thuhet se trajnimi është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale

Postimi:

Realizohet Kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit” – Gjenerata 01/2025

Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, është realizuar kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”,  gjenerata 01/2025. Ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë përpjekjet e saj për ofrimin e trajnimeve të nivelit  profesional, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përballimin e detyrave ushtarake.