string(65) "fsk-shpalle-fituesit-e-gares-nderkombetare-ushtari-me-i-mire-2025"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 13:40

FSK shpallë fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 13:40

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është përmbyllur “Gara e ushtarit më të mirë 2025” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 21-25.04.2025, me pjesëmarrjen e 44 konkurrenteve, 23 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 21 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha diciplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare. Vendi i parë për garuesit nga FSK i takoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i parë i Këmbësorisë ( R1K)  dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2025” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR2 Arbnor Istrefi ( R3K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga (R2K).

Lexo Edhe:

Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë e fitoi E4 Jan Vajncer  nga Republika e Kroacisë, i cili njëherë u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2025”, i përcjellë nga Ushtar Hil Mala nga Republika e Shqipërisë, ndërsa i vendi i tretë i takoi SSG Lucas Peterson nga Garda Kombëtare Ajovas së ShBA.

Tutje në ceremoninë përmbyllëse të garës së ushtarit më të mirë morën pjesë, zëvendës ministri i Mbrojtjes në detyrë, Shemsi Syla,  zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Rreshter majorët e FSK-së dhe vendeve partnere, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.

Gjatë ceremonisë me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur Shemsi  Syla, i cili falënderoj partnerët dhe organizatorët për realizimin e garës, duke theksuar se si Ministri e Mbrojtjes i përgëzojnë për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

“Ky bashkëpunim i juaji duhet të na motivoj edhe ne për të punuar dhe angazhuar shumë  në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka thënë Syla.

Në emër të Komandantit të  FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari  të pranishmit i falënderoi zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi , i cili theksoi “kjo ngjarje është bërë tradicionale dhe mbahet që nga viti 2014, dhe një nga qëllimet kryesore të KOMFSK-së është ndërveprueshmëria me partnerët tanë, prandaj edhe kjo garë përmbushë qëllimin e ndërveprimit dhe përkushtimit për të punuar dhe vepruar së bashku me partnerët”.

Gara e “Ushtarit më i mirë 2025” është organizuar nga rreshter majorët e Komandave dhe njësive të FSK-së, nën drejtimin e rreshter majorit të Komandantit të FSK-së Bedri Zuka, i cili theksoi rrëndësin e kësaj gare ku na mbledhë të gjithëve së bashku për të shkëmbyer përvojat tona dhe për të krijuar miqësi të reja.