Füllkrug: Debutim perfekt te Milani, tashmë ndihem si në shtëpi - Gazeta Express
string(61) "fullkrug-debutim-perfekt-te-milani-tashme-ndihem-si-ne-shtepi"

Sport

Gazeta Express

03/01/2026 17:42

Füllkrug: Debutim perfekt te Milani, tashmë ndihem si në shtëpi

Sport

Gazeta Express

03/01/2026 17:42

Niclas Füllkrug ka shprehur entuziazmin e tij pas debutimit me fanellën e Milanit, duke e cilësuar paraqitjen e parë si një “fillim perfekt të vitit”. Sulmuesi gjerman bëri debutimin e tij të premten mbrëma, në ndeshjen e parë të vitit në Serie A ndaj Cagliarit.

Ish-lojtari i West Ham u aktivizua nga stoli në pjesën e dytë, ndërsa Milani arriti një fitore minimale 1-0 në transfertë. Pas ndeshjes, Füllkrug reagoi në rrjetet sociale, ku shkroi se ndihet tashmë si në shtëpi dhe falënderoi tifozët për mbështetjen.

Transferimi i 32-vjeçarit u zyrtarizua nga Milani vetëm disa orë para sfidës në Sardenjë. Füllkrug është bashkuar me kuqezinjtë në formë huazimi, me opsion blerjeje.

Fitorja ndaj Cagliarit e ngjiti Milanin në krye të tabelës së Serie A, me dy pikë më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement