Dominimi i Argjentinës në krye të renditjes së FIFA-s është parashikuar të përfundojë, pavarësisht fitores së thellë ndaj Brazilit, pasi një superkompjuter ka zbuluar skuadrën e re numër një në botë.
Argjentina, kampione e botës në vitin 2022 dhe fituese e Copa América 2024, ka mbajtur vendin e parë për dy vite radhazi në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni së fundmi siguroi dy fitore të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit, duke mundur Uruguain 1-0 dhe Brazilin 4-1 në Buenos Aires.
Megjithatë, sipas sistemit të renditjes ELO, Spanja pritet të marrë kryesimin global, duke kaluar Argjentinën me 10 pikë. Spanja aktualisht ka 2150 pikë, ndërsa Argjentina 2140, sipas këtij sistemi alternativ vlerësimi.
Renditja e FIFA-s nuk është konfirmuar ende, por Spanja, kampione e Evropës në vitin 2024, ka siguruar gjithashtu një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve pas fitores me penallti ndaj Holandës.
Sipas ELO, Franca (2031), Anglia (2012) dhe Brazili (1994) plotësojnë pesë vendet e para. Gjermania, Portugalia, Holanda, Kolumbia dhe Uruguai përbëjnë pjesën tjetër të dhjetëshes më të mirë.
Renditja zyrtare e FIFA-s për vitin 2025 do të publikohet në prill.