Fundjava e yjeve në NBA, McClung për herë të tretë më i miri në ngulitje - Gazeta Express
string(69) "fundjava-e-yjeve-ne-nba-mcclung-per-here-te-trete-me-i-ri-ne-ngulitje"

Sport

Gazeta Express

16/02/2025 10:25

Fundjava e yjeve në NBA, McClung për herë të tretë më i miri në ngulitje

Sport

Gazeta Express

16/02/2025 10:25

Fundori i Orlando Magic, Mac McClung, është futur në histori duke u bërë i pari që ka fituar garën e ngulitjeve tri herë rresht në Fundjavën e Yjeve të NBA-së. 

26-vjeçari të shtunën mbrëma në “Bay Arena” në San Francisco magjepsi me ngulitjet e tij spektakolare. Ndër më impresivet ishte kur e kaloi një veturë dhe nguliti nga prapa. 

Ai mposhti Andre Jackson Jr, Stephnon Castle dhe Matas Buzelisin. 
McClung mori pikë maksimale me ngulitjet e tij. 

E Tyler Herro i Miami Heat ka fituar garën e trepikëshave. Ai në raundin e fundit realizoi 24 pikë, duke e mposhtur Buddy Hieldin e Golden State Ëarriors. 

Ndërkohë “Team Cavaliers” i bërë nga Evan Mobley dhe Donovan Mitchell fituan garën e shkathtësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement