string(41) "fundjava-sjell-ndeshjet-e-fa-cup-ne-angli"

Fundjava sjell ndeshjet e FA Cup në Angli

Sport

Gazeta Express

29/03/2025 10:36

Vetëm njëra prej tetë ekipeve të mbetura në garë për Kupën FA, Manchester City, e ka fituar trofeun e rëndësishëm këtë shekull. Katër skuadrat e tjera, Bournemouthi, Brightoni, Crystal Palace dhe Fulhami, asnjëherë nuk e kanë fituar trofeun e Kupës FA.

Aston Villa dhe City janë prej skuadrave të mëdha që kanë mbetur në garë dhe rrjedhimisht janë favorite për të triumfuar.

Lexo Edhe:

Aston Villa për herë të fundit e ka fituar trofeun e Kupës FA në vitin 1957.

Të shtunën nga ora 13:15 dhe 18:15 luhen çerekfinalet e para, Fulham – Crystal Palace dhe Brighton – Nottingham Forest.

Nottingham Foresti nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kryesor, Chris Ëood. Futbollisti që përfaqëson Zelandën e Re, u lëndua në kualifikimet për Kupën e Botës këtë javë, në finalen ndaj Kaledonisë së Re. Me triumfin 3:0, Zelanda e Re e siguroi avancimin në Botëror dhe u bë përfaqësuesja e dytë pas Japonisë që e siguron biletën për në ngjarjen globale. Ëood u zëvendësua në minutën e 53-të.

Të dielën në orën 14:30 dhe 17:30 janë në program duelet tjera çerekfinale të Kupës FA, Preston – Aston Villa dhe Bournemouth – Manchester City.

Këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje të Premier Leagues. Në elitën angleze kanë mbetur edhe nëntë xhiro.

Liverpooli është i pari me 70 pikë, ndërsa Arsenali i dyti me 58 pikë.