string(78) "funerali-i-papa-franceskut-osmani-publikon-fotografite-me-ke-i-shtrengoi-duart"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 17:51

Funerali i Papa Françeskut, Osmani publikon fotografitë, më kë i shtrëngoi duart?

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 17:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, përkrah liderëve nga mbarë bota.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi lart figurën dhe trashëgiminë e Papës, duke theksuar se ai do të mbahet mend për angazhimin e tij të palëkundur për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

Lexo Edhe:

“Trashëgimia e Papë Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë,” u shpreh Osmani.

Ceremonia në Vatikan bashkoi liderë politikë, fetarë dhe personalitete të shumta nga e gjithë bota, të cilët nderuan jetën dhe veprën e Papë Françeskut.

Osmani publikoi fotografi nga takimi me liderë të ndryshëm botërorë.

Gjatë funeralit Osmani ka shtrënguar duart me Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump, Sekretarin e Vatikanit Pietro Parolin që po përmendet si kandidat favorit për të udhëhequr me Kishën Katolike, Presidentin e Kenisë Ëilliam Ruto, Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme Kaja Kallas, Presidentin e Letonise Edgar Rinkevics, Presidentin e FIFA Gianni Infantino.