Fury testohet pozitiv me Covid-19, shtyhet ndeshja me Wilder - Gazeta Express
string(59) "fury-testohet-pozitiv-me-covid-19-shtyhet-ndeshja-me-wilder"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/07/2021 20:39

Fury testohet pozitiv me Covid-19, shtyhet ndeshja me Wilder

Sporte tjera

Gazeta Express

09/07/2021 20:39

Trilogjia e kësaj ndeshje ishte paraparë më 24 korrik

Rimeçi në mes të Tyson Fury dhe Deonatay WIlder dukets e do të shtyhet edhe njëherë për shkak të përhapjes se koronavirusit në kampin e Furyt.

Çifti janë përballur dy herë deri me tani me njëri tjetrin me Furyn që ka fituar ndeshjen e dytë pasi që në të parën kishte barazim. Dukej se Fury pas kësaj ndeshje do të përballej me Anthony Joshuan, por Wilder erdhi në shprehje pasi që kishte të drejtë ta kërkonte luftën e tretë.

Fury është testuar pozitiv me Covid-19 pasi që një anëtarë i stafit të tij e kishte kontraktuar virusin gjatë javës, kanë shkruar sot Sky Sports dhe ESPN. Mbreti Gypsy pasi ende nuk ka treguar nëse është vaksionuar apo jo, por menaxheri i Wilder, Shelly Finkel e ka akuzuar boksierin britanik që ai nuk i ka marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer ashtu sikurse ishin pajtuar të dy kampet.

Dyshja ishin paraparë që të dalin në ring më 24 korrik por tani e kanë shumë të vështirë që të gjejnë një datë të re për ngarjen. Transmetuesi amerikan Fox tashmë ka të rezervuar ndeshjen e 21 gushtit në mes të Manny Pacquiao dhe Errol Spence dhe kjo është një ndeshje “paguaj për ta parë”. Pasi që shumica e ngjarjeve janë “PPV” (paguaj për të parë) në të njëjtin muaj, ka thashetheme që ndeshja do të shtyhet për shtator dhe tetor.

Gjyqtari, i cili po ashtu rishikon detajet e revanshit ka urdhëruar që ndeshja të zhvillohet para 15 shtatorit, e cila gjë nuk do të jetë problem për asnjërin kamp nëse ata bëjnë marrëveshje, por që kjo do ta mund të ishte afër ndeshjes së Canelo Alvares në mes të shtatorit. Një lajmërim zyrtar pritet që të vije nga organizatorët e ndeshjes “Top Rank” në orët në vazhdim. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement