Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare - Gazeta Express
string(85) "futbolli-rikthehet-ne-vore-impianti-modern-gati-per-sfida-kombetare-dhe-nderkombetare"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 12:55

Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 12:55

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit.

Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës.

I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale, njofton shtëpia e futbollit shqiptar.

Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement