string(73) "futbollistet-e-ternocit-perfundojne-ne-polici-raportohet-se-edhe-u-rrahen"

Futbollistët e Tërnocit përfundojnë në polici, raportohet se edhe u rrahën

Sport

Gazeta Express

06/04/2025 20:04

Në qytetin e Bosilegradit, pasi ka përfunduar ndeshja futbollistike midis vendësve të KF Mlladost dhe KF Tërnocit, policia ka hyrë fillimisht në terren e më pas edhe në zhveshtore, ku raportohet se u ushtrua dhunë fizike ndaj tyre.

Po ashtu raportohet se futbollistët tërnocas janë dërguar në stacionin e policisë në Bosiligrad.

Lexo Edhe:

Për rastin është deklaruar kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti i cili thotë se ka kontaktuar zyrtarët policorë.

“I papranueshëm ndalimi dhe maltretimi i futbollistëve të KF Tërnoci, kërkova sqarime nga Drejtoria Policore. Gjatë bisedës me kompetentët më është thënë se “policia e Bosilegradit ka marrë informacione se disa futbollistë të KF Tërnoci kanë futur në stadium mjete të forta dhe armë të ftofta me qëllim të shkaktimit të incidenteve. Pas bastisjes së kryer, ka rezultuar se askush nga KF Tërnoci nuk posedon gjëra të tilla”, ka thënë Pajaziti, raporton “Rtv Presheva”.

“Poashtu, më është kumtuar se  kapiteni i KF Tërnoci ka bërë shqiponjën me duar me qëllim të nxitjes”, vazhdoi ai./GazetaExpress/