Futbollisti i Monacos suspendohet për gjashtë muaj për përplasjen me gjyqtarin - Gazeta Express
string(78) "futbollisti-i-monacos-suspendohet-per-gjashte-muaj-per-perplasjen-me-gjyqtarin"

Gazeta Express

06/03/2020 12:50

Futbollisti i Monacos suspendohet për gjashtë muaj për përplasjen me gjyqtarin

Gazeta Express

06/03/2020 12:50

Sulmuesi anësor i Monacos, Gelson Martins, është suspenduar për gjashtë muaj pasi që e kishte shtyrë një gjyqtar në ndeshjen e Ligue 1.

Në disfatën me rezultat 3:1 kundër Nimes muajin e kaluar, Martins kishte reaguar me zemërim ndaj gjyqtarin Mikael Lesage, për shkak se ky i fundit ia kishte ndëshkuar me të kuq bashkëlojtarit Tiemoue Bakayoko, transmeton Gazeta Express.

Vetë Martins ishte ndëshkuar gjithashtu me karton të kuq në atë ndeshjes sepse e kishte shtyrë Lesagen.

Megjithatë, ai e kishte shtyrë sërish gjyqtarin e këtë herë edhe me më shumë forcë, para se lojtarët e pranishëm kishin ndërhyrë për ta ndalur futbollistin.

Pasi që ishte ndëshkuar fillimisht nga klubi i tij për sjellje të pahijshme, tani Liga e Futbollit Profesionist e ka suspenduar atë për gjashtë muaj pasi që e ka cilësuar veprimin e Martins si brutal. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement