Futbollisti kosovar infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(45) "futbollisti-kosovar-infektohet-me-koronavirus"

Gazeta Express

17/03/2020 13:17

Futbollisti kosovar infektohet me koronavirus

Gazeta Express

17/03/2020 13:17

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19.

Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken. Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të dytë të Hanoverit, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili e ka përfaqësuar edhe ekipin e grumpshave të reja të Shqipërisë e edhe të Kosovës, luan për ekipin e dytë të Hannover 96, në ligën e nivelit të katërt në Gjermani.

Mustafa luan në disa pozita në fazën e sulmit, si qendërsulmues, sulmues anësor dhe sulmues i dytë, ndërsa në treg vlen 100 mijë euro. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement