string(67) "futbollistit-ia-kidnapojne-gruan-dhe-djalin-vete-fshihet-nen-shtrat"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 13:19

Futbollistit ia kidnapojnë gruan dhe djalin, vetë fshihet nën shtrat!

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 13:19

Një futbollist i tmerruar u fsheh nën shtratin e tij, ndërsa gruaja dhe djali i tij u rrëmbyen në një skenë horrori që ndodhi në shtëpinë e tij.

Jaskson Rodriguez, i cili luan për ekipin Emelec në Ekuador, është lutur për rikthimin e sigurt të familjes së tij.

Lexo Edhe:

Ngjarja ndodhi të mërkurën mbrëma në qytetin bregdetar, Guayaquil, njofton “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Persona të maskuar e bastisën shtëpinë e Rodriguez në orën 03:00 të natës pasi ia thyen derën e përparme.

Mbrojtësi 26-vjeçar tha se u fsheh nën një shtrat ndërsa burrat ia plaçkitën pronën, e cila është e vendosur në lagjën Mucho Lote 2.

Shefi i policisë, Edison Rodriguez konfirmoi se gruaja dhe i biri i tij pesëvjeçar u kapën gjatë pastisjes së frikshme.

Ata u rrëmbyen pasi u pyetën nëse ylli i Emelec ishte në rezidencë, konfirmoi policia.

Rodriguez i pa nga një dritare “individë që po udhëtonin me një kamionçinë me dy kabina ngjyrë gri.”

Ai u fsheh nën shtrat dhe kështu mundi t’i shmangej kapjes.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall javën e kaluar nga Qeveria ekuadoriane në nëntë zona të vendit.

Kjo e përfshin edhe provincën e Guayas, ku ndodhet Guayaquil.

Grupet e krimit të organizuar kanë bërë kërdi në të gjithë vendin, me 2,345 vdekje të dhunshme të raportuara mes janarit dhe marsit, sipas “ESPN”, përcjell “Gazeta Express”.

Rodriguez, një mbrojtës i talentuar, ka luajtur 9 herë për Emelec në këtë sezon.

Klubi i tij luan në LigaPro, niveli më i lartë në vend, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e 11-të në tabelë.

Rrëmbimi i futbollistëve nuk është i padëgjuar në Ekuador.

Në dhjetorin e kaluar, ylli i ekipit Quito, Pedro Perlaza ishte kidnapuar në qytetin Esmeraldas.

Ai u gjet i gjallë disa ditë më vonë. /Gazeta Express