string(44) "g-bani-zbulon-a-eshte-ne-nje-lidhje-dashurie"

Yjet

Gazeta Express

28/04/2025 19:58

G-Bani zbulon a është në një lidhje dashurie

Yjet

Gazeta Express

28/04/2025 19:58

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku është pyetur në lidhje me jetën e tij personale.

Këngëtari i njohur u shpreh se është beqar dhe nuk po e ul kokën për asnjë vajzë.

Lexo Edhe:

“Nuk e di ça dreqin duan. Nuk jam duke ua ulur kokën asnjërës, cila do që të takohet në gjysmë të rrugës me kënaqësinë më të madhe, tjetër ndryshe prift”, tha ai.

I pyetur nëse ka dëshirë që të bëhet baba, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përgjigj:

“Unë vdes të bëhem baba, jo tani, u bë shumë kohë”.

Pjesë nga intervista:

G-bani nuk e di momentalisht statusin tënd

Single, rrobat i laj vetë, për të bërë për të ngrënë bëj vetë, të gjitha të mirat e Zotit i kam, jam i pastër, ato lek i kam. Nuk e di ça duhet me ju bërë, a duhet me i tallur, a duhet me i mashtruar. Nuk e di ça dreqin duan. Nuk jam duke ua ulur kokën asnjërës, cila do që të takohet në gjysmë të rrugës me kënaqësinë më të madhe, tjetër ndryshe prift.

Thonin edhe të moçmit ‘qengji i urtë pi dy nëna’, bëhu pak më i urtë o G-ban, je pak i ashpër. Ke plane për t’u bërë baba?

Nuk është një përgjigje që mund t’a jap vetëm, duhen dy veta për këtë

Ty të emocionon si mendim?

Unë vdes të bëhem baba, jo tani, u bë shumë kohë. Por ngaqë kam jetuar në Greqi, Suedi, Shqipëri, Angli, nuk po gjej një vajzë që ka background-in tim.