Manolo Gabbiadini tregon përvojën e tij të hidhur që nga momenti i rezultimit pozitiv me Koronavirus.
Sulmuesi i Sampdorias shprehet se e kishte të vështirë ta besonte kur doktori i ekipit i tregoi rezultatin e analizave.
Gabiaddini ishte i dyti me radhë në Serie A që u infektua, pas Daniele Ruganit.
“Kisha pak ethe mbrëmjen e së martës (10 mars), por nuk mendova për virusin. Telefonova dr. Baldarin e Sampdorias, por edhe në këtë rast nuk mendoja për virusin. Martina, gruaja ime, megjithatë, më sugjeroi që të bëja tamponin. Ne kemi dy fëmijë të vegjël në shtëpi. Të enjten isha mirë, ethet kishin kaluar. Në 3, pasdite, doktori më thirri për të më thënë që isha pozitiv. Buk e besoja,” – deklaroi sulmuesi për Gazzetta dello Sport.
Gabbiadini, i dyti pozitiv i Serisë A pas Ruganit, e dha të qartë mesazhin e tij:
“Nëse mjeku do të më kishte thënë të prisja një ditë tjetër, para se të vendosja nëse do ta bëja tamponin, nuk do ta kisha pyetur më, pasi ndihesha shumë mirë. Mbase, duke menduar se nuk isha pozitiv, do të kisha shkuar të blija frutat, duke rrezikuar ta transmetoja virusin tek një person i moshuar në një mënyrë absolutisht të pavetëdijshme. Kuptova që ka shumë njerëz pozitivë me Koronavirus, por që nuk e dinë. Beteja fitohet vetëm në një mënyrë: duke respektuar rregullat dhe duke qëndruar në shtëpi”.
Deri më tani, me këtë virus të rrezikshëm dhe padukshëm, janë infektuar mbi 300 mijë personë në gjithë botën, derisa kanë ndërrua jetë mbi 11 mijë.
Numri i vdekjeve është më i madhi në Itali nga koronavirusi, madje ka kaluar edhe Kinën, vend në të cilin lindi gjithçka.
Raportohet se deri më tani kanë vdekur mbi 4 mijë persona në Itali.
Për shkak të virusit COVID-19, tashmë në Europa janë suspenduar pothuajse gjitha kampionatet.
Ato priten të rinisin në maj, nëse stabilizohet situata nëpër botë, teksa parashikohet të përfundojnë në fund të qershorit.
Kampionati Evropian Euro 2020 tashmë është shtyrë për vitin 2021. /Gazeta Express/