Galeria 17 hap thirrje për artistë që të bëhen pjesë e programit ‘Styria-Artist-in-Residence’ - Gazeta Express
string(91) "galeria-17-hap-thirrje-per-artiste-qe-te-behen-pjese-e-programit-styria-artist-in-residence"

Arte

Gazeta Express

25/06/2024 17:41

Galeria 17 hap thirrje për artistë që të bëhen pjesë e programit ‘Styria-Artist-in-Residence’

Arte

Gazeta Express

25/06/2024 17:41

Shtatëmbëdhjetë në bashkëpunim me qeverisjen lokale të Styrias, hap thirrje për artistë/e dhe teoricienë/e nga Kosova që të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit Styria-Artist-in-Residence për vitin 2025.

Të drejtë aplikimi kanë artistët dhe teoricienët e artit që kërkojnë të krijojnë kontakte me artistë dhe skenën krijuese në Graz, Styria. Kujdesi dhe rrjetëzimi i artistit/es bëhet përmes iniciativave kulturore në Graz, të cilët ofrojnë edhe një hapësirë pune për artistin/en që do të përzgjidhet nga juria në Graz.

Lexo Edhe:

Krahas kushteve të punës, kontakteve, artisti/ja pjesëmarrës do të bëjë një prezantim të punimeve të përzgjedhura dhe një bisedë artistike.

Periudha e bursës varet nga shkalla e qëllimit artistik dhe vendimi i jurisë. Minimumi i qëndrimit është dy muaj.

Data e fundit për aplikim është 15 gusht 2024.

/Express