Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, ka bërë një krahasim të çuditshëm të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Geci, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ajo listë përmban gjithçka, teksa e ka krahasuar atë me “strajcë”, shkruan Gazeta Express.
“Me pa listën e Vetëvendosjes s’po muj me thane sikur te na … A din ato strajcat që i mushshin millë, e t’kallajmojtë e thekën e. Dhe, në një listë ku ki vehabist, ku ki t’pa fe, ne nje listë që janë tubu krejtë kjo është vetëm proletarët e përbashkuar”, ka thënë ai.
Lista e Vetëvendosjes e kandidatëve për deputetë nuk është certifikuar dje nga KQZ’ja, për shkak të pjesëmarrësve të kësaj liste që kishin probleme me ligjin. /Gazeta Express/