Gati 500 të arrestuar, protesta të dhunshme në Turqi kundër refugjatëve sirianë - Gazeta Express
string(78) "gati-500-te-arrestuar-protesta-te-dhunshme-ne-turqi-kunder-refugjateve-siriane"

Gati 500 të arrestuar, protesta të dhunshme në Turqi kundër refugjatëve sirianë

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 16:10

Gjithsej 474 arrestime janë bërë, deri më tani, në Turqi në vazhdën e incidenteve dhe sulmeve që ndodhën në të paktën dhjetë qytete turke kundër refugjatëve sirianë.

Protestuesit e zemëruar bastisën dyqanet në pronësi të refugjatëve sirianë dhe dogjën disa automjete në qytet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi dhunën, e cila nisi me pretendimin se një shtetas sirian kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë në Kayseri, si “vandalizëm”.

Lexo Edhe:

Megjithatë, protestat u përshkallëzuan dhe u organizuan mitingje në disa qytete turke, duke brohoritur shpesh: “Turqia është e turqve!” ose “Ne nuk duam më sirianë!”. Si kundërpërgjigje, ka pasur sulme kundër turqve në Siri, ku janë sulmuar kamionët turq apo janë grisur flamujt e Turqisë.

Turqia zyrtarisht pret më shumë se 4.5 milionë refugjatë, duke përfshirë 3.2 milionë refugjatë sirianë, por mendohet se numri real është shumë më i lartë.