string(63) "gaz-i-tejnxehur-dhe-fusha-magnetike-ne-qender-te-galaksise-sone"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2021 9:12

Gaz i tejnxehur dhe fusha magnetike në qendër të galaksisë sonë

Lajme

Gazeta Express

31/05/2021 9:12

NASA publikoi një foto që nuk është shfaqur më parë, e cila tregon aktivitetin e energjisë në qendër të galaksisë sonë.

Panorama mahnitëse u arrit të kapej pas dy dekadash kërkime me anë të të dhënave të përllogaritura nga Observatori i NASA-s dhe radio-teleskopi MeerKat në Afrikën e Jugut.

Lexo Edhe:

Imazhet tregojnë një rreze X, e cila përfaqëson bashkimin e fushave magnetike. Bashkimi i fushave magnetike ndodh kur energjitë e kundërta të tyre takohen dhe bashkohen, duke çliruar energji të madhe. Është e njëjta gjë që shkakton Dritat e Veriut (Aurora Borealis) ose stuhitë diellore.

Tashmë shkencëtarët mendojnë se ky proces ndodh edhe në hapësirën yjore në kufijtë më të jashtëm të galaksisë sonë, me anë të shtëllungave që ajo shtyn nga qendra drejt periferive.