string(114) "gazetari-zbulohen-detaje-rreth-shendetit-te-michael-schumacher-gruaja-e-tij-ka-krijuar-nje-spital-privat-ne-shtepi"

Sport

Gazeta Express

01/04/2025 13:18

Gazetari zbulohen detaje rreth shëndetit të Michael Schumacher: Gruaja e tij ka krijuar një spital privat në shtëpi

Sport

Gazeta Express

01/04/2025 13:18

Gazetari i RTL, Felix Gerner, ka folur për Daily Mail dhe ka konfirmuar deklaratat e vitit të kaluar të ish-bashkëshortes së Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci, lidhur me gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher.

Sipas Gerner, legjenda e F1, aktualisht, nuk është në gjendje të komunikojë verbal, dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se vetëm një grup i kufizuar prej 20 personash mund t’i afrohen Michael-it, duke përmendur gjithashtu se familja Schumacher, po i ofron trajtim dhe kujdesin më të mirë të mundshëm.

Gerner shprehu miratimin e tij për strategjinë e familjes, duke theksuar se ata kanë vepruar gjithmonë në interes të Michael-it dhe vazhdojnë ta mbrojnë atë.

Ky informacion është në përputhje me atë që kishte deklaruar më herët Gregoraci, e cila kishte thënë se Michael komunikon vetëm me sy dhe që vizitat janë të kufizuara në disa individë të ngushtë.

Sipas saj, Michael është zhvendosur në Spanjë dhe gruaja e tij ka krijuar një spital privat në shtëpinë e tyre.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimeve të mundshme, përfshirë ato eksperimentale, gjendja shëndetësore e Michael Schumacher-it, duket se nuk ka pësuar përmirësime të dukshme.

Në të njëjtën kohë, familja e tij ka shitur disa prej aseteve të tij, për të mbuluar kostot e larta të kujdesit të përditshëm./ TAR