string(57) "gazetat-italiane-milani-dhe-juventusi-luajten-per-interin"

Gazetat italiane: Milani dhe Juventusi luajtën për Interin

Futboll

Gazeta Express

24/01/2022 10:22

Gazeta kryesore të sportit në Itali e kanë quajtur zhgënjyes barazimin mes Milanit dhe Juventusit të dielën, duke nënvizuar se ai rezultat i bën nder vetëm Interit.

Milani dhe Juve zhvilluan një derbi të zbehtë dhe të dobët në San Siro, me shumë pak raste shënimi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky barazim nuk i kreu punë asnjërës skuadër, pasi Milani tani ngel katër pikë mbrapa liderit dhe rivalit Inter, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe e lejoi Napolin ta zërë me pikë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Juventusi mbetet një pikë mbrapa vendit të katërt, Atalanta, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ballinat e së hënës, tri gazetar kryesore të sportit në Itali e përshkruan kështu derbin mes Milanit dhe Juves.

Corriere dello Sport: Mbaron 0:0 në San Siro: Milan-Juve pa ngazëllim, barazim zhgënjyes që i bën nder Inzaghit.

La Gazzetta dello Sport: Mbaron 0:0 për Interin.

Tuttosport: Pak ngazëllim në San Siro.