Gazmend Demolli është fitues i garës “Zymi 2024”, e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në disiplinën malore.
Demolli i Prishtina Racing Team me Norma M20 deri te fitorja, në shtegun prej 2.8 kilometra, arriti me kohën 03:15.557 (01:39.346 dhe 01:36.311) me shpejtësi mesatare prej 103.089 kilometra në orë.

“Unë edhe para kësaj gare e kisha siguruar titullin e kampionit, por u paraqita në garë për t’i respektuar sponsorët, shikuesit dhe klubin organizator. Jam i kënaqur me rezultatet e sivjetme dhe ajo që është më e rëndësishme për faktin që i gjithë kampionati kaloi vetëm me disa aksidente me pasoja materiale. Shpresoj që në kampionatin e ardhshëm të kemi më shumë garues, më shumë konkurrencë dhe rezultate edhe më të mira”, ka thënë Demolli pas fitores në Zym.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Belkim Fazliu i SHAM AK Prizreni D&G, i cili me Renault Megane pati kohë 03:33.789 minuta (01:47.491 dhe 01:46.298).
Në podiumin e fituesve u gjend edhe Besfort Bunjaku i AK Ferizajt me Honda Civic me kohë 03:34.166 (01:48.512 dhe 01:45.654).
Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Prizrenit D&G me 60 pikë, pasuar nga AK Ferizaj (50), Prishtina RT (39), Eurogoma RT (20) dhe Gjakova 137 me 10 pikë.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...