Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka mbledhur deputetët e PD-së mesditën e sotme për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve për kryetarin.
Të pranishëm në mbledhje mësohet se janë vetëm 12 deputetë, që kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin ato për degët e partisë.
Ndërkohë që deputetët që kanë votuar pro 29 korrikut, nuk janë të pranishëm.
Deputetët e pranishëm
Gazment Bardhi
Xhelal Mziu
Dashnor Sula
Bledion Nallbati
Andia Ulliri
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Ramadan Lika
Saimir Korreshi
Helidon Bushati
Zheni Gjergji
Lefter Gështenja
Mungojnë
Arbi Agalliu
Ferdinand Xhaferri
Flamur Hoxha
Ori Nebiaj
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Merita Bakiu
Oriola Pampuri
Në 29 Korrik, Partia Demokratike zyrtare do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri. Formulari me kriteret është zyrtarizuar.
/Gazeta Express