Ish drejtori sportiv i Genoas, Stefano Capozucca, ka treguar se në vitin 2010 ishin shumë afër transferimit të Robert Lewandowski.
Atë kohë, Lewandowski ende luante në Poloni për Lech Poznan dhe Capozucca ka treguar se ai konsiderohej i Genoas derisa papritur presidenti hoqi dorë.
“Marrëveshja ishte arritur për Lewandowskin në vitin 2010”, tha ish drejtori sportiv.
“[Gian Piero] Gasperini e njihte atë mirë. Ai kishte për t’i kryer testet mjekësore, por më pas Presidenti papritur hoqi dorë”.
31 vjeçari është shndërruar nga atëherë në një pres sulmuesve më të mirë në botë, duke shënuar 303 gola për Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...