Lokomotiva Zagreb ka zyrtarizuar transferimin e Gentrit Salihut, duke e prezantuar mbrojtësin e ri si përforcimin më të fundit të skuadrës nga Kajzerica.
Talenti perspektiv vjen nga FC Prishtina, ku gjatë këtij sezoni ka regjistruar 11 paraqitje dhe ka realizuar edhe një gol, duke tërhequr vëmendjen e klubit kroat me paraqitjet e tij të qëndrueshme.
“Lokomotiva është ambienti ideal për zhvillimin tim dhe do të jap gjithçka nga vetja për ta justifikuar besimin,” ka deklaruar Salihu pas zyrtarizimit të transferimit.
Me këtë lëvizje, Lokomotiva Zagreb vazhdon të investojë në futbollistë të rinj dhe perspektivë, ndërsa për Gentrit Salihun kjo paraqet një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...