string(98) "gervalla-me-thirrje-te-cuditshme-qytetaret-te-ushtrojne-presion-ndaj-atyre-qe-e-bllokojne-kuvendin"

Gërvalla me thirrje të çuditshme: Qytetarët të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 9:40

Deputetja Donika Gërvalla ka bërë një thirrje të çuditshme para hyrjes në Kuvend.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të bëjnë presion publik ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin.

Lexo Edhe:

“Ne kemi thënë që Albulena Haxhiu është kandidatja jonë. Femra më e votuar në vend. Nuk ka asnjë arsye, asnjë grup ta refuzojë. Jo vetëm personalitet i jashtëzakonshëm, por edhe person që ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Opozita nuk duan ta pranojnë vullnetin e qytetarëve. Dihet kujt i takon kryetari i Kuvendit. Partia fituese e cakton emrin, edhe votohet kryetari i Kuvendit. Bllokimi i konstituimit të institucioneve, tregon që opozita ende nuk është kthjellur. I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që bllokojnë Kuvendin”, tha Gërvalla.