KB Golden Eagle Ylli më në fund është bërë “i gjallë”, duke nisur me prezantimin e skuadrës për sezonin e ri.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes së re me kapitenin, Gëzim Morina, shkruan Gazeta Express.
30-vjeçari ishte pjesë e Yllit në dy sezonet e fundit. Sipas kontratës së re, reprezentuesi kosovar do të jetë i lidhur me klubin edhe për dy sezone tjera.
Kampionët e dyfishtë të Kosovës kanë paralajmëruar edhe “surpriza” të tjera në vazhdim.
Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):
“Xhebrailat 1992 a jemi gati?
Prezentimin e ekipes per sezonen 2023/24 e fillojme me ke tjeter pos kapitenin, djalin e qytetit, zemren e ekipes.
Gëzim Morina konfirmohet edhe per dy sezone!
Rrini gati se kemi plote surpriza!”. /Gazeta Express/