Ditëlindja e 30-të e supermodeles Gigi Hadid ka ndezur thashethemet se ajo mund të jetë në prag të martesës me regjisorin e njohur Bradley Cooper.
Gigi u shfaq në krah të aktorit dhe regjisorit 50-vjeçar Bradley Cooper, ndërkohë që vëmendja e të gjithëve u fokusua tek një unazë që ajo mbante në gishti i dorës së djathtë, e cila ka ngjallur dyshime për një propozim martese.
Një darkë festive u mbajt në restorantin “La Chalet” në New York City më 25 prill, ku Gigi ishte e shoqëruar nga familja e saj.
Ajo kaloi momentet speciale me motrën Bella, mamaja Yolanda, babanë Mohamed dhe mikeshën e saj të ngushtë, aktoren Anne Hathaway.
Gigi Hadid është nënë e Khai, një vajzë 4-vjeçare, fryt i lidhjes me këngëtarin Zayn Malik. Nga ana tjetër, Bradley Cooper ka një vajzë 8-vjeçare, Lea, nga marrëdhënia me modelen Irina Shayk.
Çifti Hadid-Cooper ka filluar të frekuentohet që nga tetori i vitit 2023 dhe thashethemet për një martesë të mundshme kanë qenë të pranishme që atëherë. Një burim pranë çiftit kishte deklaruar për “Daily Mail” se: “Bradley ka vendosur t’i propozojë Gigit. Ata kanë diskutuar për krijimin e familjes dhe martesën që në fillim të lidhjes.”
Çfarë nisi si një thashethem tani ka marrë më shumë dritë, pasi unaza e dukshme ka ringjallur mundësinë e një propozimi zyrtar.