Gjakova, ndalesa e radhës e karvanit të autobusit të Robin Krasniqit - Gazeta Express
string(67) "gjakova-ndalesa-e-radhes-e-karvanit-te-autobusit-te-robin-krasniqit"

Boks

Gazeta Express

19/07/2023 15:20

Gjakova, ndalesa e radhës e karvanit të autobusit të Robin Krasniqit

Boks

Gazeta Express

19/07/2023 15:20

Si qendra më e madhe administrative afër vendlindjes së Robin Krasniqit, Gjakova, ka qenë ndalesa e radhës, ku tifozët dhe qytetarët e shumtë, e patën mundësinë ta shohin nga afër ekspozitën e fotografive dhe dokumentarin e Robin Krasniqit.

I pari Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, organizimin e këtij meçi e ka cilësuar si punë të madhe që është bërë në promovimin e Kosovës, përmes këtyre eventeve.

Të pranishmëve në amfiteatrin Ali Podrimja në Gjakovë, u është drejtuar me një video mesazh edhe kampioni Robin Krasniqi, i cili i ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen më 5 gusht në stadiumin Fadil Vokrri.

Të gjithë ata që duan t’i  sigurojnë biletat për këtë event, ato do t’i marrin me zbritje, nëse blerjen e bëjnë te karvani i autobusit.

Të mërkurën në mbrëmje autobusi do të ketë ndalesën e radhës në Pejë dhe Junik. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement