Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Komunën e Gjakovës, mbrëmë rreth orës 22:00 një person, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit, shkruan Gazeta Express.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe të birit të tij viktimave K-Ashkali. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë. /GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...