string(88) "gjashte-shtete-rrezikojne-te-jene-pjese-e-kupes-se-botes-me-2026-shkaku-i-donald-trumpit"

Gjashtë shtete rrezikojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës më 2026, shkaku i Donald Trumpit

Sport

Gazeta Express

28/03/2025 16:38

Gjashtë shtete rrezikojnë që të mos jenë pjesë e kampionatit të Kupës së Botës të vitit 2026, shkaku i një liste të propozuar për ndalim udhëtimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kupa e Botës do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Disa kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë turne, ndër to edhe fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina.

Megjithatë, disa kombëtare të tjera – një ndër to që veçse është kualifikuar – mund të mos jenë pjesë e këtij turneu, shkaku i ndalesave të udhëtimit nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas “Neë York Times”, administrata e Donald Trump do të ndalojë qytetarët e 43 shteteve të ndryshme, derisa kjo do të thotë se ato shtete nuk do të mund të paraqiten fare në kampionat.

Irani veçse është kualifikuar, por mund të jetë pjesë e kësaj liste (të shteteve të ndaluara).

Gjashtë shtete tjera që mund të jenë pjesë e kësaj liste janë Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos dhe Venezuela – që të gjitha këto kombëtare që kanë ende mundësi kualifikimi për turneun e vitit të ardhshëm.

Sipas “beIN Sports”, qeveria amerikane dhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA kanë nisur bisedime tpër të zgjidhur këtë çështje.

Nga FIFA kërkojnë që kombëtarja e Iranit e kombëtaret tjera që mund të ndalohen, të lejohen të udhëtojnë në SHBA, vetëm për turneun e Kupës së Botës.