Armand Duka në “Favorit” ka treguar se në Shqipëri do të ndërtohen edhe gjashtë stadiume të tjera.
Pos stadiumit në Rrogozhinë, ai ka thënë se do të investohet edhe në disa stadiume të tjera, edhe në “Selman Stërmasi” në Tiranë.
“Kemi përfunduar një stadium, në Rrogozhinë, në të cilin do të luajë turneu final i kampionatit europian të vitit 2027 dhe kemi një projekt ndërtimit të gjashtë stadiumeve tjera, në Durrës, në Vlorë, në Korçë, në Kavajë dhe në Tiranë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’”, tha ai.
Ai bëri me dije se si arrin FSHF-ja që të bëjë këso investime të mëdha.
“Janë projekte të mëdha, janë projekte të rëndësishme, dhe kryesisht ne me menaxhimin shumë të mirë të drejtave që ne kemi si organizator i futbollit në Shqipëri, nëpërmjet sponsorëve, nëpërmjet marketingut, nëpërmjet të drejtave televizive, reklamave, dhe një mbështetje shumë e fortë e madhe nga FIFA e UEFA”, përfundoi ai./GazetaExpress/