string(95) "gjendet-mjet-i-pashperthyer-ne-kacanik-kfor-rekomandon-sigurimin-e-tij-sepse-mund-te-shpertheje"

Gjendet mjet i pashpërthyer në Kaçanik, KFOR rekomandon sigurimin e tij sepse mund të shpërthejë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 19:00

Në fshatin Stagovë të Kaçanikut është gjetur një mjet i pashpërthyer i cili dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha për Express se “Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”.

Lexo Edhe:

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datën 26.04.2025, në Lagjen Teneqja, fshati Stagovë, Kaçanik gjatë gërmimeve me një eskavator është gjetur një mjet i pashpërthyer, i dyshuar si i Luftës së Dytë Botërore.

Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes.

Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it,

Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme.