string(53) "gjendet-pa-shenja-jete-nje-grua-ne-nje-banese-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 19:04

Gjendet pa shenja jete një grua në një banesë në Pejë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 19:04

Policia konfirmon se një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Pejë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova, tha për Gazetën Express se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Lexo Edhe:

Konfirmimi i tij i plotë:

Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afert me viktimen, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjës, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjës me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion.