Gjermania e fiton të artën në triatlonin e përzier - Gazeta Express
string(50) "gjermania-e-fiton-te-arten-ne-triatlonin-e-perzier"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/08/2024 10:05

Gjermania e fiton të artën në triatlonin e përzier

Sporte tjera

Gazeta Express

05/08/2024 10:05

Ekipi olimpik i Gjermanisë e ka fituar medaljen e artë në triatlonin e përzier.

Laura Lindemann ia siguroi Gjermanisë të artën kur i kaloi amerikanen Taylor Knibb dhe britaniken Beth Potter.

Kjo ishte medalja e parë për gjermanet në këtë garë pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Olimpiadën e kaluar në Tokyo të Japonisë.

Medalja e argjendtë i takoi Britanisë së Madhe, kurse e bronzta Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për stafetën e përzier të triatlonit, çdo garues noton 300 metra në lumin Sena, e nget biçikletën për 6,8 kilometra dhe vrapon 2 mijë metra. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement