string(91) "gjesti-do-marre-urdher-mbrojtje-nese-ajo-mardiola-baco-pas-bbv-egli-do-prodhoje-vetem-drame"

Yjet

Gazeta Express

17/03/2025 19:40

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…” – Mardiola Baco: Pas BBV Egli do prodhojë vetëm dramë

Yjet

Gazeta Express

17/03/2025 19:40

“Nuk është aq shumë karizmatike. Ato këngët me prerje venash kanë një audiencë të caktuar”

Eftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4” e shumë të tjera.

Lexo Edhe:

Pjesë nga biseda:

Çfarë do bëjë Egli pas daljes nga BBV?! Lidhur me angazhimin në muzikë, Mardiola u shpreh:

Nuk është aq shumë karizmatike. Ato këngët me prerje venash kanë një audiencë të caktuar, nuk prodhon lekë. Njeriu që të jetë prodhimtar i një audience shumë të gjerë, janë njerëzit karizmatikë, një energji mbi normalen, jo arsyetues të mirë.

Egli pas BBV s’mund të bëjë asgjë përveçse të prodhojë një dramë.

A do të përfshihet Gjesti në këtë dramë?

Me Gjestin jo shumë, se ai s’do ketë kohë, do ketë koncerte. Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse i shkon nga pas nëpër koncerte, problemi i përndjekëses.

Lidhur me banorët e tjerë, ajo u shpreh:

Unë nuk bëhem fanse e askujt, kam pëlqyeshmëri për Gertën, po nuk mundet t’i heq vlerat asnjë lloj lojtari.

Gjestin në fund e shoh kokë më kokë me Rozanën. Gerta pengohet sepse ajo do të shpërthejë, por ruan statusin e të qënit nënë, të qënit bashkëshorte, kurse Rozana është më e lirshme te kjo pjesë. /TAR/