string(68) "gjesti-i-qarte-perseri-me-eglin-je-e-lenduar-me-fal-por-skam-ndjenja"

Gjesti i qartë përsëri me Eglin: Je e lënduar, më fal por s’kam ndjenja

Rozë

Gazeta Express

21/03/2025 8:40

Gjesti ka pasur një bisedë të gjatë dhe të sinqertë me Danja Kokën, ku ka sqaruar situatën e tij me Egli Takon.

Ai theksoi se si gjatë kësaj bisede ashtu edhe në momente të tjera, Egli ka dalë keq jashtë dhe se dëshira e saj është që të hakmerret ndaj tij, duke e shtyrë atë të bëjë këto veprime.

Lexo Edhe:

“Nuk i ka pëlqyer vetja jashtë, se e njoh njeriun. E kam mësuar komplet. Unë ka rast që them ndonjë gjë, nuk ma ndien. Të dal si të dal. Kërkoj falje nëse më pranojnë mirë, nëse jo, okej”, u shpreh ai.

Tutje, Gjesti gjatë bisedës, shtoi: “Me u mundu me më nxjerr poshtë me gjëra që unë t’i kam treguar edhe me ardh me mllef prej atje me më thënë mua këtu këtu të gjitha sëmundjet i kam prej teje, kur kam ndenjur unë jashtë ti ia ke kapur faqet Rozanës, a unë me të ndal me të thënë mos dil Egli, që të sëmuret edhe më keq e të mbaj unë përgjegjësi”.

Duke e përfunduar bisedën, ai ka thënë: “Për vëlla timin nuk mbaj përgjegjësi, më gjykon mua, ti je fajtor. T’i kam thënë gjërat jam munduar që të parandaloj”.

“Sjelljet e saj kanë qenë shumë të ekzagjeruara. E shikoje tani për nëntë ditë. Je e lënduar, më fal por s’kam ndjenja. E kam provuar por nuk eci”.