string(52) "gjesti-nuk-eshte-mire-ne-aspektin-e-shendetit-mendor"

TV/Film

Gazeta Express

10/03/2025 19:41

“Gjesti nuk është mirë në aspektin e shëndetit mendor? “

TV/Film

Gazeta Express

10/03/2025 19:41

“Egli shkoi në një cep, mbeti vetëm, nuk e donte këtë gjë. Ngeli e braktisur”

Gazetarja e njohur, Juli Ristani, ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku komentoi situatat dhe dinamikat më të fundit në këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP”.

Lexo Edhe:

Juli pati një koment edhe në lidhje me daljen e Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, si dhe qëndrimin e Gjestit.

“Edhe Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor. Ai fjeti me Rizartën, Egli prapë u nervozua, vajti iu ngjit. Mos të harrojmë edhe Gjesti është shumë i ngarkuar. Hedhja nga muri ishte bota fëminore, lozonjare e Gjestit. Ai nuk rri dot në një vend si hiperaktiv që është.”.

“Eglit nuk i thoje dot një gjë kundër Gjestit, pranonte çdo gjë, vetëm këtë refuzonte. Si një i sëmurë që ka atë fazën që nuk e pranon, e refuzon. Hapja e syve, filloi të lëvizte atë mjegullën, me rrengun e dollapit, ndoshta pretendonte që Gjesti t’i kishte rrëfyer diçka. Për hedhjen nga muri e kishte paralajmëruar disi, ndoshta priste një sinjal. Riardhja e tij, aleanca me Rozanën, rrinin të dy pa u ndarë, Egli shkoi në një cep, mbeti vetëm, nuk e donte këtë gjë. Ngeli e braktisur”, tha gazetarja e njohur.