string(69) "gjini-do-te-jem-kandidat-per-kryetar-te-aakse-nese-terhiqet-haradinaj"

Gjini: Do të jem kandidat për kryetar të AAK’së nëse tërhiqet Haradinaj

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 6:57

Në rast se Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar të AAK-së, Ardian Gjini do të jetë një prej pretendentëve për të marrë drejtimin e partisë.

Kështu është shprehur vetë Gjini.

Lexo Edhe:

“Unë e kam thënë disa herë, e po e përsëris: Aleanca ka kryetar të partisë. Ne si Aleancë mburremi me figurën e Ramush Haradinajt dhe po besoj edhe ata që nuk e votojnë, kanë ndjenjë të posaçme për të. Zgjedhjet në parti, sot 1 vit i nisim. Nëse Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj për kryetar të partisë. Por nëse Haradinaj garon, me të jam sa herë të garon”.

“Po e qartësoj: nëse kryetari Haradinaj nuk garon, unë do të jem kandidat për kryetar të partisë. Mund të ketë edhe kandidatë tjerë, nuk e di. Nuk besoj që do të ndodhë para zgjedhjeve lokale”, deklaroi Gjini në Klan Kosova

Ai tha se nuk është Ramush Haradinaj, dhe “edhe po të dua ta kopjoj, nuk mundem”.