string(46) "gjkko-denon-me-5-vite-e-4-muaj-burg-luis-celen"

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2025 20:19

GJKKO dënon me 5 vite e 4 muaj burg Luis Çelën

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2025 20:19

Gjykata e Posaçme ka dënuar me me 5 vite e 4 muaj burg për trafik droge dhe grup kriminal Luis (Argen) Çelën. Çela është i akuzuar për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Vendimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 32 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Luis (Argen) Çela, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal”.

2.Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 2, datë 09.01.2025 vendosi:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë dhe 28, pika4, të K.Penal dhe duke u bazuar edhe në nenin 334, pika 1, të K.Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Luis (Argen) Çela i jepet një dënim i vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.  Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Luis (Argen) Çela i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) nmuaj burgim.  Vuajtja e dënimit të pandehurit Luis (Argen) Çela i fillon nga dita e arrestimit, datë 13.09.2024, dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së lartë.

2.Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit.

3.Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.